Vazhdon shkëlqimi i Pejës në Ligën Unike

Edhe një fitore për “Shqiponjat” në Ligën Unike.
Peja ka arritur të triumfojë bindshëm me rezultat 76-101, në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim te Vllaznia.
Skuadra nga Kosova ishte më e mirë qysh nga fillimi i takimit.
Se kanë udhëtuar për fitore u pa pas 30 minutave lojë – kur semafori tregonte shifrat 47:70.
Në anën tjetër, përkundër orvatjeve të shumta, skuadra nga Shqipëria nuk arriti asesi t’i bënte konkurencë mysafirëve.
Për Pejën, kjo ishte fitorja e katërt në këtë sezonë të Ligës Unike.

Kurse, janë mposhtur vetëm dy herë. Kjo formë e lartë është tregues se janë një pretendentët kryesorë për të dalë kampion në këtë edicion.
Në anën tjetër, Vallazia është duke kaluar formë katastrofale.
Ekipi nga Shkodra ka arkëtuar vetëm një fitore, ndërsa është mposhtur pesë herë. /Shqip.com