Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Gucatit dhe Haradinajt
Publikuar:
(08.11.2021 08:50:12)

Në Gjykatën Speciale, sot vazhdon seanca e radhës gjyqësore ndaj ish dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Seanca fillon në ora 09:30 dhe përfundon në 16:00.
Gucati e Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit të kaluar.

Ata akuzohen për “publikim të dokumenteve konfidenciale”.
Po atë muaj, në mënyrë enigmatike në zyrat e OVL-UÇK-së kishin arritur disa dokumente konfidenciale.
Gucati e Haradinaj thonë se “nuk e kanë rrezikuar jetën e asnjë dëshmitari”. /Shqip.com