Vazhdon paraburgimi për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj iu është vazhduar paraburgimi nga Dhomat e Specializuara, të mërkurën.
Paraburgimi për dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vlejë deri në një vendim tjetër.
Ndërsa, gjatë seancës së sotme ka vazhduar dita e dytë e dëshmisë së ish-gazetarit, Halil Berisha.
Berisha, të martën ka deklaruar se ishte obliguar të paraqitej në Hagë, duke thënë shtuar se “nuk ndihej i lumtur që ishte aty”.
Berisha ka qenë pjesë e konferencës për media të OVL-UÇK, ku në zyrat e kësaj organizate në formë enigmatike kishin rrjedhur disa dokumente që pretendohej të ishin konfidencialitet i Gjykatës Speciale.

“Jo vetëm në këtë rast por gjithmonë kur një media ka material që nuk kanë mediat e tjera atëherë ekziston me ndodh bashkëpunimi, me shpërnda me të tjerët, por zakonisht për këto çështje pyetet personi më i lartë në hierarkinë e medias, nuk marrin vendim gazetarët ose redaktorët në këtë rast”.
“Edhe ne kemi diskutu me ekipin redaktorial të Gazetës Infokus edhe kemi ardh në përfundim mos me i shpërnda këto dokumente me askënd kështu që të unë nuk më kujtohet që ka pasur ndonjë kërkesë për me i marrë mediat dokumentet, por këto kërkesa kanë shku të personat që kanë qenë në hierarki më lartë se unë”, ka thënë Berisha.
Gucati dhe Haradinaj ishin arrestuar shtatorin e vitit të kaluar.
Ata u arrestuan në Prishtinë prej forcave të EULEX-it me urdhër-arrest nga Gjykata Speciale
OVL e UÇK-së, vazhdimisht kishte kritikuar themelimin e Gjykatës Speciale. /Shqip.com