Lajme

FOTO / Vazhdon operacioni për kërkimin e trupit të kosovarit që ra në lumin Buna

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar ende aksioni i kërkimit të trupit të shtetasit të Kosovës që ka rënë në lumin Buna.

Në këtë operacion kërkimi bashkë me FSK-në janë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe kërkimet po vazhdojnë me qëllim të gjetjes së trupit.

Lexo edhe:
Shtetasi kosovar dyshohet se u mbyt në lumin Buna, Shqipëria e fton FSK-në për ta kërkuar trupin

Njoftimi i plotë:

“Në bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, po vazhdon operacioni në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetjen e trupit të shtetasit të Kosovës i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.

/Shqip.com