Vazhdon moti i ftohtë edhe në dy ditët e ardhshme
Publikuar:
(12.01.2024 22:33:30)

Mot i ftohtë do të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik.
Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. Edhe të dielën parashihet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
/Shqip.com