Sport Ndërkombëtar

Vazhdon interesimi i Milanit për lojtarin e Chelsea

AC Milan

Klubi italian, Milan nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga mesfushori kreativ i Chelseat, Hakim Ziyech, shkruan Shqip.com.

Marokeni shijoi sezonin e tij të parë në “Stampford Bridge”, duke pasur paraqitje solide me klubin londinez.

Hakim Ziyech

Por, përgjatë sezonit ai nuk ishte zgjedhje e parë e trajnerit, derisa largimi i tij nga klubi duket se është shumë i mundur, pasi Thomas Tuchel preferon të startoj me lojtarë tjerë para tij.

Sipas mediumit italian “Calciomercato”, Milan janë shumë të interesuar për shërbimet e tij.

“Rossonerët” gëzojnë mardhënie të mirë me Chelsean, pasi këtë afat kalimar finalizuan marrëveshjen me Fikayo Tomorin dhe Olivier Giroud.

Skuadra italiane dëshiron që Ziyech fillimit të huazohet me detyrim blerje pastaj edicionin e ardhshëm për 25 milion euro.

Hakim Ziyech

Chelsea transferoi 28-vjeçarin vitin e kaluar nga Ajaxi për një marrëveshje që përfshinte shumën e 40 milion euro./Shqip.com