Vazhdon drama, Liria-Vushtrria do shkojë në penalti
Publikuar:
(21.05.2022 17:47:32)

Nuk ka fitues pas vazhdimeve, fituesi do përcakohet nga penaltitë.
Ndeshja e barazhit ndërmjet Lirisë dhe Vushtrrisë ka përfunduar me rezultat 1-1.
Golin e parë në këtë takim e shënuan prizrenasit – me anë të Liridon Fetahaj.
Majtaku shënoi nga pika e bardhë dhe i dha gëzimin bardhezinjëve.
Por, Vushtrria nuk u dorëzua.

Njëjtë siq e pësuan golin edhe e shënuan: nga penaltia.
Labinot Osmanaj me një qetësi të madhe e dërgoi topin në rrjetë dhe gjithçka u barazua.
Deri në fund të takimit, të dyja skaudrat o orvatën për të kaluar në epërsi, por epiteti i fituesit do të përcakohet pas ekezutimeve të penaltive.