Lajme

Vazhdojnë pritjet edhe gjatë vikendit në pikat kufitare

Pika kufitare.

Pritjet e gjata në hyrje-dalje nëpër pikat kufitare janë duke vazhduar edhe përgjatë këtij vikendi, njofton Shqip.com.

Siç bëhet e ditur nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë nga 40 deri në 50 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 600-700 metra.

Pritje jo të shkurtëra ka edhe për të hyrë në këtë pikë kufitare – e që po zgjasin deri në një orë.

Ndërsa, në pikën kufitare Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë deri në një orë e gjysmë, ndërsa për të hyrë pritjet janë deri në 15 minuta.

Në Jarinjë pritjet janë më së shumti deri në 40 minuta ndërsa në pikën kufitare në Han të Elezit pritjet në hyrje dhe dalje janë 10 minuta. /Shqip.com