Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Pritjet në pikat kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë po vazhdojnë të jenë të gjata, njofton Shqip.com.
Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në Merdarë pritjet në hyrje janë 20-30 minuta, ndërsa në dalje nga një orë deri në një orë e gjysmë.
Ndërkohë në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 15-20 minuta, ndërsa në dalje 40-50 minuta, kurse te pika kufitare në Vermicë pritjet janë 20-30 minuta.
“Unë vijë nga Peja, jam nisur 4:15 kam arrit këtu në 6. Bëhen 2 orë e gjysmë që po pres. Mendoj se duhet të qelën më shumë pika, pasi po punon vetëm një. Duhet të qelën tri a katër të ecim. Duhet me udhëtu 24 orë në Belgjikë”, ka thënë një qytetar për emisionin “SOT”.
“Çdo vit vijë me veturë. Po kushton më shumë me aeroplan e po na duhet edhe vetura këtu. Për atë arsye po vijë me veturë”, shtoi ai. /Shqip.com