Lajme

Vazhdimi i seancës plenare, në rend dite shkarkimi i bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës pritet që sot të vazhdojë seancën e papërfunduar gjatë së mërkurës, njofton Shqip.com.

Vazhdimi i kësaj seance plenare pritet të nis nga ora 10:00.

Në mesin e tri pikave të mbetura është edhe ajo për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. /Shqip.com