Vatikan/ Mesazhi i Papa Leo XIV në meshën e parë: Shpresoj që Kisha të sjellë dritë në netët e errëta të botës!

Papa Leo XIV mbajti sot Meshën e tij të parë, vetëm një ditë pasi u zgjodh papë. Gjatë meshës ai u tha kardinalëve në Kapelën Sistine se shpreson që zgjedhja e tij mund ta ndihmojë Kishën Katolike të sjellë dritë në “netët e errëta të kësaj bote”.
Papa Leo e filloi fjalimin e tij në gjuhën e tij amtare, anglisht, duke u bërë thirrje kardinalëve të “njihnin mrekullitë që Zoti ka bërë”. Papa i ri, duke folur në italisht, shprehu shpresën se Kisha do të sillte dritë në “netët e errëta të botës”.
Në të njëjtën kohë, ai u zotua të jetë një “kujdestar besnik” i Kishës, duke shtuar se ajo duhet të gjykohet nga shenjtëria e anëtarëve të saj dhe jo nga madhështia e ndërtesave të saj.
I lindur në Çikago si Robert Prevost, ai është amerikano-veriori i parë që zgjidhet papë, me Donald Trump që e quajti këtë një “nder të madh”.
/Shqip.com