Sport Shqiptar

Vashat spektakolare të Kosovës – futbolli në këmbë të sigurta

Kosova U-17 ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet për Euro 2022

13 ishte numri i golave që Përfaqësuesja e Kosovës U-17 në konkurrencën e femrave i shënoi Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Kjo ndeshje që ishte e para për vashat e reja dardane në këto kualifikime doli të jetë një “spektakël” i vërtetë, shkruan Shqip.com.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Golashënueset e kësaj ndeshje

Së bashku me Kosovën në këto gara debutoi edhe Kreshnike Ramaja, që luajti në qendër të mbrojtjes.

Në një intervistë për Shqip.com, ajo ka rrëfyer emocionet e debutimit, gëzimin nga kjo fitore dhe synimet për të ardhmen.

Fillimisht, ajo tha se është ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë që të luajë në Përfaqësuese.

“Ishte një ndjenjë e veqantë të përfaqësosh vend tënd, e sidomos në këtë nivel të garave ku çdo ndeshje është shumë e rëndësishme. Thjeshtë, është shumë e vështirë për ta përshkruar me fjalë”, tha ajo.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, në këmbë dhe bar
Kreshnike Ramaja

Ramaja po ashtu shtoi se te ekipi kosovar është duke mbizotëruar një atmosferë fenomenale.

“Debutimi im me Kosovën në këto gara ishte i veçantë pasi ishte ndeshja e parë që luajmë në këtë nivel të garave. Në kampin tonë është duke mbizotëruar një atmosferë shumë e mirë, kemi shumë vetëbesim, por nuk ndihemi superiore” shtoi qendërmbrojtësja.

Për fund ajo tha se” ne kemi synim që të kualifikohemi në Kampionatin Evropian Euro 2020. Do të shkojmë lojë pas loje, fitore pas fitore dhe do të japim maksiumin që të arrijmë synimet e tona”.

Ndërsa, në ndeshjen e dytë, Kosova u ndal me barazim 1-1 kundër Bjellorusisë, por ajo pikë e fituar mund të jetë tejet e rëndësishme për të ardhmen.

Nëse do kenë sukses në këtë fazë të kualifikimeve, Kosova të kalojë në Ligën A për fazën e dytë, ku konkurrenca dhe cilësia e kundërshtarëve do ishte edhe më e madhe./Shqip.com