Sport Shqiptar

“Vashat dardane” vetëm një hap larg Evropianit

Vashat dardane, një hap larg Evropianit

Kosova U-17 ka mposhtur Luksemburgun me rezultat 4-2 në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2022”, në një ndeshje që do mbetet historike.

Kjo fitore ka bërë që Kosova të ketë golaverazh më të mirë në krahasim me Bjellorusinë dhe i ka mundësuar vashave të reja dardane që të promovohen në Ligën A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2022, shkruan Shqip.com.

Golat në këtë takim u shënuan nga Aurora Racaj(3x)dhe Rreze Gashi(1x).

Për të kuptuar kundërshtarët e radhës, tashmë Kosova duhet të presë tërheqjen e shortit që do të bëhet në muajin nëntor.

Kosova U-17 para gjatë intonimit të himnit

Përmes Ligës A, ato do të tentojnë që të kualifikohen në Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2022.

Pas ndeshjes, Përzgjedhësi i Kosovës, Kushtim Munishi u shpreh i gëzuar për këtë rezultat, duke thënë se e gjithë kjo është meritë e vajzave që kanë dhënë maksimumin në këto ndeshje.

“Jam shumë i lumtur për këtë sukses. Kjo është meritë e vajzave, të cilat shfaqën disiplinë dhe angazhim maksimal. Në të tri ndeshjet e këtij grupi kemi luajtur shumë mirë dhe i kemi dominuar kundërshtarët. Realisht kam besuar në këtë sukses, ngase kemi punuar në mënyrë intensive me vajzat në 2-3 muajt e fundit në Prishtinë dhe normalisht se kur punon edhe suksesi nuk mungon. Jam krenar me këto lojtare dhe i përgëzoj për paraqitjen e tyre mbresëlënëse”, tha ai ndër të tjera.

Foto pas përfundimit të ndeshjes

Paraprakisht, Kosova ishte ndarë baraz me Bjellorusinë, ndërsa ndaj Gjeorgjisë kishte fituar me rezultat 13-0./Shqip.com

Lexo edhe:
Vashat spektakolare të Kosovës – futbolli në këmbë të sigurta