Varroset 44-vjeçari që dyshohet se vrau dy djemtë e pastaj edhe veten në Gjermani

Në varrezat e fshatit Ponoshec të Gjakovës, të dielën iu dha lamtumira e fundit Flamur Rexhës, që vdiq në Hamburg të Gjermanisë.
Në ceremoninë e varrimit të 44-vjeçarit morën pjesë familjarë e dashamirë të kësaj familje.
Dyshohet se 44-vjeçari i kishte vrarë dy fëmijët e tij dhe më pas edhe vetën.
Nga ky akt tragjik në familjen kosovare mbeti e plagosur edhe gruaja e tani të ndjerit.
Avdije R, bashkëshortja e Flamur Rexhës, është zgjuar nga koma artificiale.
38-vjeçarja është në gjendje të rëndë duke marrë trajtim në spital.
Ajo i mbijetoi gjakderdhjes së tmerrshme të shkaktuar nga burri i saj, por ende nuk është në gjendje të merret në pyetje, raportonte Bild.
Ndonëse fqinjët e familjes i kanë përshkruar si të lumtur, kryefamiljari besohet se ka qenë me temperament të lartë e se disa herë është raportuar në polici nga të afërmit e tij.
Hetuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë rast, madje as kombësinë e viktimave.
Kryeprokurori Christian Braunwarth, ka thënë se “gjetjet aktuale tregojnë se çfarë ka ndodhur brenda familjes”.
Sipas Bild, pritet të vërtetohet në nëse babai ka qëlluar me armë të tjerët dhe më pas edhe veten./SHQIP.com

