Lajme

Varrimi i babait të Kadri Veselit, PDK lëshon sallën e Kuvendit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Kjo për shkak të varrimit të babait të Kadri Veselit, Fazliu.

Deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, tha se duhet të jenë në Mitrovicë në ceremoninë e varrimit.

“Po flas në emër të Partisë Demokratike të Kosovës ku për shkak të varrimit të babait të ish kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, PDK-ja është e obliguar ta lëshoj sallën meqë do të jemi në varrim në Mitrovicë”, është shprehur Deliu – Kodra. /Shqip.com