Varane mund të mungojë në Botëror
Publikuar:
(22.10.2022 23:47:22)

Raphael Varane u largua nga fusha e “Stamford Bridge” me lot në sy, pasi u dëmtua në ndeshjen mes Manchester United dhe Chelsea, e cila përfundoi me barazimin 1:1.
Sipas njoftimeve të para, futbollisti francez ka pësuar një dëmtim në gju, gjë që vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në Botërorin e Katarit me kombëtaren franceze.

29-vjeçari qëndroi në tokë për një kohë të gjatë, ndërsa “RMC” raporton dëmtim të rëndë.
Lëndimet gjithmonëë janë brengë e futbollistëve, por kur ato ndodhin në prag të Kupës së Botës janë edhe më vështirë të përballueshme.
Ashtu si Varane, pjesëmarrjen në Boëtror nuk e kanë as Paul Pogba e Paulo Dybala.
/Shqip.com