Van Gaal: Është qeasharake që Kupa e Botës të mbahet në Katar

Kampionati Botëror – “Katari 2022” po afron dita e ditës – dhe në të njëtën kohë debatet po shtohen edhe më shumë.
Lidhur – me këtë temë, së fundmi ka folur edhe përzgjedhësi i Holandës, Louis van Gaal, i cili është totalisht kundër që gara më e madhe në botën e futbollit të mbahet në Katar.
Van Gaal – ka thënë se “të gjithë e dinë se unë mendoj që është qesharake – që Kupa e Botës të mbahet atje. Që ne jemi duke shkuar të luajmë në një shtet – që të lejohet që futbolli të zhvillohet atje. Kjo është kot”.

Ai po ashtu shtoi se e “është e gjitha për para dhe interesa komerciale. Kjo ka rëndësi për FIFA-n.Pse mendoni që unë nuk jam në komitet – me ekspertizën timë. Unë gjithmonë i kam kundërshtuar këto lloje të organizimeve.
Nuk është në rregull. Unë mund të thëm këtë në Katar, por kjo nuk do e ndihmojë botën që të çlirohet nga ky problem”.

70 vjeçari ishte pensionuar nga ulësja e trajnerit – në maj të vitit 2016, kur i ndau rrugët me Manchester United.
Por, pas pesë viteve ndërroi mendje dhe u rikthye – në stolin e përzgjedhësit të Holandës./Shqip.com