Van Baseten e kritikon Messin për vendimin për të luajtur në Arabi
Publikuar:
(09.05.2023 12:56:46)

Legjenda e futbollit holandez, Marco van Basten, ish-sulmuesi i Ajaxit, Milanit dhe i përfaqësueses holandeze, e ka kritikuar Lionel Messin.
Messi ka marrë një ofertë “faraonike” nga Arabia Saudite.
“Sipas mendimit tim, nuk e kuptoj të luaj në Arabinë Saudite për të fituar shumë para, kur i kam më parë, kjo do të më dukej e mjerueshme. Messi duhet të bëjë gjërat që do, Messi duhet të jetë shefi i vetes”, shpjegoi Van Basten.
Messit i përfundon kontrata më 30 qershor me PSG-në, klub në të cilin praktikisht e ka mbyllur.
/Shqip.com