Sport Shqiptar

Valbona Bytyqi – basketbollistja më e mirë e sezonit vjeshtor

Valbona Bytyqi - basketbollistja më e mirë e stinorit vjeshtor

Valbona Bytyqi është e preferuara e tifozëve të basketbollit vendor.

FBK-ja vendosi që këtë vit ta shpallë për herë të parë basketbollisten më të mirë të stinorit vjeshtor – bazuar në votat e fansave.

Bytyqi mori gjithsej 714 pikë dhe u shpall fituese.

Kapitenja e Pejës ishte fenomenale në sezonin vjeshtor dhe një nga arsyet kryesore pse kjo skuadër gjendet në vendin e dytë.

Për konkurente ajo pati edhe katër basketbollistet: Irma Konjusha, Arbnore Përquku, Rael Whitsitt dhe Sarah Mhgbeike, por në fund triumfoi.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme
Valbona Bytyqi – foto nga e kaluara

Numrat e votave që morën këto basketbolliste:

Valbona Bytyqi (Penza) 714.
Irma Konjusha (Bashkimi) 365.
Arbnore Përquku (Prishtina) 102.
Rael Whitsitt (Penza) 77.
Sarah Mgbeike (Prishtina) 43.

Kjo ishte hera e parë që Federata e Basketbollit të Kosovës organizoi një votim të tillë.

Sa i përket formës ekipore, skuadra më në formë në kampionatin vjeshtor ka qenë Prishtina, e cila nuk ka as edhe një humbje të vetme në dhjetë ndeshje.

Kurse, kampionja në fuqi, Penza është e dyta, pasi ka tetë fitore dhe dy humbje – të dyja ia ka shkaktuar Prishtina./Shqip.com