Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon nesër
Publikuar:
(30.10.2022 14:49:02)

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vaksinimi kundër gripit sezonal pritet të fillojë që nga dita e nesërme.
Sipas njoftimit thuhet se mjekët rekomandojnë që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal.

“Mjekët rekomandojnë që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal. Njerëzit duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit” thuhet në njoftim.
Po ashtu nga MSH-ja ka bërë të ditur se sikurse COVID-19, edhe gripi sezonal mund të sjellë komplikime.
/Shqip.com