Rozë

Vajza e Ledrit këndon “Xhamadani Vija Vija”

110-vjetori i Shqipërisë, festohet kudo në trojet shqiptare.

Shumë fytyra të njohura publike kanë uruar festën e pavarësisë në rrjetet e tyre sociale.

Ndërkaq, një urim i veçantë ka ardhur nga vajza e reperit Ledri Vula, Poem.

Ledri ka publikuar një foto të vajzës duke kënduar këngën “Xhamadani Vija Vija”.

Yjet në veshje kombëtare, e disa me figura e personalitete të njohura historike, kanë vendosur të urojnë festën.

Ndër to, vëmendje mori këngëtarja Nora Istrefi, e cila postoi një fotografi në veshje kombëtare, e që u pëlqye mjaft nga publiku.

Po ashtu, Capital-T ka publikuar një foto i mbështjellë me flamurin Kuq e Zi, e që ka bashkëngjitur urimin.

/Shqip.com