Vajza e Guardiolës e “gjuan” këtë futbollist të Cityt (VIDEO)

Vajza e Pep Guardiolës, 22-vjeçarja Maria Guardiola, e cila jeton mes Mançesterit dhe Barcelonës, më parë ka qenë në një lidhje me Dele Allin dhe është vazhdimisht në media për flirtet dhe paraqitjet e saj.
Emri i saj u përfol si e dashura e Erling Haaland, por kjo u mohua. Së fundi, ajo u kap në kamera në festën e fituesit të titullit të Cityt, duke vështruar me shumë dashuri Julian Alvarez.
Kampioni i botës me Kombëtaren e Argjentinës ka suksese të mëdha në Angli, por është besnik ndaj të dashurës së tij

Ai është nën hijen e Haaland te City, por nuk kalon pa u vënë re nga femrat. Mediat në Britani shkruajnë për interesimin e vajzës së Pep për lojtarin, por ai i qëndron besnik vajzës së jetës së tij, Emilia Ferrero, me të cilën jetojnë së bashku në Mançester.
Pak muaj më parë, raportimet e akuzuan se ka pasur një lidhje me mësuesen e tij të anglishtes në skuadër, “hot” Sara Duque, por ai vazhdon të jetë i dashuruar me Ferreron.
/Shqip.com