Rozë

Vajza e Adriana Matoshit shpreh mirënjohje publike: Mami e pati më të lehtë falë jush

Adriana dhe Kaona Matoshi

Kaona, vajza e Adriana Matoshit ka reaguar sërish pasi operacioni i nënës së saj u krye me sukses.

Vajza e aktores së famshme ka shprehur falënderime në Facebook për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë dhe janë lutur për nënën e saj në këto momente të vështira.

Kaona shprehet se gjatë këtyre ditëve ka parë se sa e fuqishme ishte nëna e saj, por gjithashtu edhe dashurinë e respektin që treguan njerëzit ndaj saj.

“Nuk e di a mundëm me e shpreh me këtë shkrim dashurinë dhe respektin për juve që ju keni arrite me bë më fjalë dhe dashuri të sinqertë këto ditë të fundit. Dashuri të cilën nuk kisha mujt më e marrë në krahë të tjetër kujt përveç në krahë të Adrianës.

I kam lexuar edhe e kam ndjerë secilën fjalë që keni shkruar. Mi keni zëvendësuar brengat me krenari që jam rritë prej një njeriu që ka pasur aq shumë ndikim të të tjerët.

Ju jam mirënjohëse gjithë jetën, unë dhe krejt familja jem. Nuk e di çka kishë shkruar mami, po e di që këtë sfide të jetës e ka pas shumë ma të lehtë falë juve. Ju duam”, ka shkruar Kaona.

Matoshi është operuar të mërkurën për ta larguar tumorin në tru që i ishte rikthyer pas nëntë vitesh./SHQIP.com