Sport Shqiptar

Uzuni shënon sërish, Granada drejt La Ligas (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll ku kryeson renditjen e golashënuesve me plot 21 realizime, të shoqëruara edhe nga katër asistime.

Goli i 21-të i yllit kuqezi ka ardhur pasdite në ndeshjen e luajtur sot nga Granada në shtëpi kundër Las Palmas. Një përballje për kreun që është fituar 2-1 nga ekipi i sulmuesit shqiptar.

Sfida e luajtur në stadiumin “Los Carmenes” është zhbllokuar në minutën e 16-të, me Melendo-n që ka kaluar në avantazh skuadrën vendase të Granadas.

Në fundin e pjesës së parë ka ardhur edhe dyfishimi i avantazhit me golin e shënuar pikërisht nga Myrto Uzuni. Sulmuesi 27-vjeçar ka përfituar nga një pasim i gabuar mbrapa dhe ka mposhtur me lehtësi portierin kundërshtar.

Miqtë e kanë mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq direkt të marrë nga Vitolo.

Falë kësaj fitoreje, Granada ka parakaluar Las Palmas-in në renditje dhe është ngjitur në vendin e dytë. Një pozicionim që siguron ngjitjen automatike në La Liga.

/Shqip.com