Sport Shqiptar

Uzuni nuk ndalet, shënon sërish për Granadën (VIDEO)

Myrto Uzuni është duke kaluar sezonin e tij më të mirë me fanellën e Granadas në La Liga 2, por edhe në karrierën e tij në përgjithësi.

Në ndeshjen e sotme mes Alaves dhe Granadas, sulmuesi shqiptar ka shënuar për epërsinë e skuadrës mysafire.

Uzuni shënoi nga 11 metërshi në minutën e 22-të të pjesës së parë. Sulmuesi shqiptar ka tentuar të driblojë portierin, por ky i fundit ka kapur këmbët e tij dhe jo topin.

/Shqip.com