Ushtroi dhunë në familje, arrestohet një burrë në Isniq të Deçanit
Publikuar:
(06.01.2024 10:14:47)

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Isniq të Deçanit, si të dyshuar për dhunë në familje.
Pas bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse, dy karikatorë të së njëjtës armë dhe 44 fishekë.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё.
/Shqip.com