Ushtroi dhunë ndaj babit dhe familjarëve, i dyshuari dërgohet në Psikiatri
Publikuar:
(09.05.2022 09:22:44)

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë pasi ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij dhe familjarëve të tjerë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar dhe familjarëve të tjerë”, thuhet në raport.
Sipas policisë, i njëjti dyshohet se është përdorues i substancave narkotike.
I dyshuari është dërguar në trajtim mjekësor në kliniken e psikiatrisë./Shqip.com