Ushtria ukrainase rimerr 8 fshatra dhe dëbon forcat ruse nga territori
Publikuar:
(19.06.2023 21:39:11)

Ushtria ukrainase pretendona se ka rifituar 8 fshatra dhe ka dëbuar forcat ruse.
Zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha se forcat ukrainase kanë rimarrë Piatykhatky dhe se kanë rifituar 7 km. Sipas burimeve, në total Ukraina ka rifituar 113 km katrorë.
“Gjatë dy javëve të operacioneve sulmuese në drejtimet Berdiansk dhe Melitopol, tetë vendbanime u çliruan”, ka shkruar ajo në Telegram.
/Shqip.com