Lajme Botë

Ushtria ruse pohon se ka dëmtuar forcën ajrore të Ukrainës

Ushtria e Ukrainës përmes një komunikate ka bërë të ditur se forcat ajrore të saj janë duke luftuar në qiell pasi Rusia sulmoi këtë shtet me aeroplanë luftarak dhe me trupat tokësore.

Mirëpo  nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thonë se fuqia ajrore e Ukrainës është dëmtuar dhe se ata janë duke përparuar në shumë prej territoreve të Ukrainës.

Ngase trupat kufitare nuk kanë bërë rezistencë.

Është raportuar se një aeroplan luftarak rus është rrëzuar në Ukrainë pasi është goditur nga ushtria ukrainase.

Deri tani nuk ka një konfirmim të pavarur për këto pretendime të palëve të përfshira në konflikt.

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Twiter është zotuar se shteti i tyre do të luftojë kundër agresionit rus i cili është duke u zhvilluar në disa drejtime ku janë duke u bombarduar qytetet e saj./Shqip.com