Lajme

Ushtarët rusë po vdesin në Ukrainë për shkak të konsumit të alkoolit

Shumë ushtarë rusë po vdesin në Ukrainë edhe për shkaqe të tjera përpos luftës.

Ndër shkaqet e tjera janë konsumimi i alkoolit, stërvitjet e dobëta të trajtimit të armëve, tha ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Ministria vlerësoi se Rusia ka pësuar deri në 200,000 viktima që nga pushtimi i Ukrainës.

Një kanal rus i lajmeve raportoi në mars se konsumimi i alkoolit është një çështje e veçantë në mesin e trupave ruse të dislokuara dhe se incidentet, krimet dhe vdekjet “jashtëzakonisht të larta” janë të lidhura me të.

Ministria vuri në dukje se pirja e rëndë e alkoolit është e zakonshme në shoqërinë ruse dhe është bërë një pjesë e pranuar në heshtje e jetës ushtarake, madje edhe në luftime.

Komandantët rusë ka të ngjarë të shohin se abuzimi me alkoolin është veçanërisht i dëmshëm për efektivitetin e luftimit, tha ministria.

/Shqip.com