Lajme

FOTO / Ushtarakja kosovare, Shpresa Gashi, diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në SHBA

Ushtarakja kosovare, Shpresa Gashi
Ushtarakja kosovare, Shpresa Gashi

Ushtarakja kosovare, Shpresa Gashi ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Rreshter majorëve, të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gashi diplomoi në mesin e 495 nënoficerëve të lartë që ishin pjese e kësaj akademie, nga të cilët 65 ishin nënoficer të lartë ndërkombëtar nga 55 vende të botës.

Forca e Sigurisë së Kosovës, ajo që ka njoftuar për këtë lajm.

Njoftimi i plotë:

Nënoficerja e FSK-së, diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Rreshter Master Shpresa Gashi ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Rreshter majorëve, të  ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rreshterja Gashi diplomoi në mesin e 495 nënoficerëve të lartë që ishin pjese e kësaj akademie, nga te cilët 65 ishin nënoficer të lartë ndërkombëtar nga 55 vende të  botës.

Akademia e nënoficerëve është edukim një vjeçar i nivelit më të lartë të edukimit të nënoficerëve në ushtrinë e ShBA-ve. Misioni i kësaj akademie është të përgatit nënoficerët e lartë që të operojnë në nivel operacional dhe strategjik duke i aftësuar të kryejnë detyra në pozita udhëheqëse për zbatim të operacioneve tokësore, në një ambient të përbashkët, ndërkombëtarë dhe me agjencione tjera.

/Shqip.com