Lajme

Ushtarakët e FSK-së diplomuan në Akademinë Ushtarake të Turqisë

Ushtarakët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Edison Murtezi dhe Sylejman Dalloshi kanë përfunduar me sukses të lartë shkollimin e tyre në Republikën e Turqisë.

Ata diplomuan në Kolegjin Profesional të Nënoficerëve të Forcave Tokësore, me pjesëmarrës nga 15 shtete të botës.

“OF1 Edison Murtezi dhe OR3 Sylejman Dalloshi përfunduan me sukses të lartë shkollimin e tyre në Republikën e Turqisë, duke përfaqësuar kështu shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në mënyrën më të mirë, duke treguar rezultate të larta gjatë shkollimit. Ata do të kthen në radhët e FSK-së, për të dhënë kontributin e tyre në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në ceremoninë shtetërore kanë diplomuar 937 oficerë nga Republika e Turqisë, dhe 76 oficerë ndërkombëtarë, teksa i pranishëm ka qenë edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

/Shqip.com