Art Jetese

Ushqimet që shkaktojnë probleme me hormone, keni kujdes trupi reagon menjëherë

Problemet me hormone janë nga ato gjendje të cilat trupi i përkthen në shenja të menjëhershme.

Si problemet me lëkurën, aknet, rënien e flokëve, shtimin në peshë, problemet me dhëmbët e një sërë të tjera.

Këto probleme mund t’i përjetoni në faza të ndryshme të jetës dhe gjithçka që mund të bëni është ta ndihmoni trupin tuaj në mënyrë që të gjejë balancat e duhura.

Këto janë 5 ushqimet më të këqija që prishin balancën e hormoneve tuaja.

Bylmeti

Një nga më të njohurit në këtë listë është padyshim bulmeti.

Ekspertët thonë se ushqimet me bazë bulmetin janë më të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë lehtë inflamacion në organziëm.

Gjithashtu personat që konsumojnë shpesh bulmet rrezikojnë të vuajnë nga diabeti dhe nivelet e larta të kolesterolit.

Qumështi përmban hormone të cilat ndikojnë në prishjen e balancës së hormoneve tuaja e sidomos tek gratë duke shkaktuar probleme me vezoret.

Kafja, çaji dhe pijet me gaz

Një grup pijesh shumë i preferuar nga shumica e njerëzve, nga i cili duhet pasur kujdes.

Konsumimi i përditshëm i tyre rrit nivelet e kortizolit në trup i cili prek hormone të cilat rregullojnë nivelin e stresit, shkruan Agroweb.

Ushqimet me sheqer

Me siguri kur konsumoni një çokollatë apo biskotë të vogël të pasur me sheqer nuk mendoni se sa dëm shkakton në organizmin tuaj.

Përtej peshës që shtoni, sheqeri ndikon për keq edhe në balancën e hormoneve tuaja.

Rritja e niveleve të glukozës në trup ndikon negativisht në lëkurë dhe rrit frekuencën e puçrrave.

Ushqimet e përpunuara

Këtu mund të fusim një sërë ushqimet që nga mishi, sallami, konservat e çdo gjë tjetër që përmban konservantë.

Karbohidratet

Karbohidratet ndikojnë drejtpërdrejtë tek nivelet e kortizolit e për rrjedhojë krijojnë çrregullime në sistemin tuaj.

Tek to futen të gjithë ushqimet me bazë brumi, patatet e skuqura, ushqimet me sheqer apo pijet me gaz.

Në vend të tyre konsumoni  më shumë mish të freskët dhe proteina për të mbajtur hormone në balancë.