Art Jetese

Ushqimet që nuk e dini se shkaktojnë alergji

Alergjitë janë shumë të përhapura dhe mund të prekin një numër të madh personash.

Mund të shkaktohen si nga ushqimet ashtu edhe nga faktorë të jashtëm siç janë polenet e luleve apo pluhurat.

Më poshtë janë alergjitë më të zakonshme ndaj ushqimit dhe disa mënyra alternative me çfarë mund ti zëvendësoni.

Një alergji ndaj ushqimit shkaktohet kur trupi ka një reaksion ndaj një enzime të caktuar që futet në organizëm.

Për tu mbrojtur trupi krijon një sërë procesesh që shkaktojnë inflamacionin.

Këto reaksione të brendshme të trupit përkthehen menjëherë edhe jashtë tij, duke shkaktuar kështu, ënjtje të zonës së fytyrës apo gojës, vështirësi në frymëmarrje, presion i ulët gjaku dhe të vjella.

Kruarje të lëkurës

Në disa raste alergjitë mund t’i shkaktojnë të gjithë këto reaksione njëherazi dhe të jenë një problem shumë i rrezikshëm për shëndetin.

Disa nga këto ushqime të cilat i përdorni çdo ditë mund të shkaktojnë alergji.

Qumështi i lopës

Alergjitë nga qumështi i lopës zakonisht prekin fëmijët nën moshën 3 vjeç, por edhe persona të rritur.

Fëmijët në 90% të rasteve e kalojnë këtë alergji teksa rriten, kështu që në mosha madhore mund të mos jenë më të rrezikuar.

Gjithsesi si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit, simptomat e alergjisë mund të fillojnë 5-30 minuta pas konsumimit të këtij qumështi.

Simptomat mund të variojnë që nga enjtja e fytyrës, skuqje, kruarje, të përziera apo inflamacion të stomakut.

Vezët

Alergjia ndaj vezëve është e dyta për nga më të përhapurat në të gjithë botën.

Simptomat e alergjive nga veza fillojnë që nga kruarjet e lëkurës, problemet me tretjen dhe problemet me frymëmarrjen.

Ajo që e shkakton alergjinë tek veza është proteina, ndaj nëse jeni alergjik ndaj të verdhave të vezës jeni edhe ndaj të bardhave të saj.

Arrorët

Alergjitë ndaj arrorëve janë gjithashtu shumë të përhapura.

Këtu përfshihen të gjithë ushqimet të cilët rriten në pemë në formën e arrive, bajameve apo fistikëve.

Kikirikët

Megjithëse mund të mendoni se futen në familjen e arrorëve, kikirikët janë bishatjorë.

Njihen si shkaktarë të alergjive për shumë persona dhe mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin në këto raste.

Zakonisht shfaqet në mosha të vogla dhe mund të zhduket gjatë jetës gjithësesi kujdesi maksimal është i nevojshëm.

Ushqimet e detit

Alergjitë nga ushqimet e detit shkaktohen kur trupi reagon ndaj proteinave që këto ushqime përmbajnë.

Këtu futen të gjithë llojet e guackave, aragosta apo karkalecat e detit.

Drithërat

Alergjia ndaj drithërave mund të zhduket gjatë 10 viteve të para të jetës, por është gjithësesi e rrezikshme.

Këtu futen të gjithë ushqimet me bazë drithërat, brumërat, buka dhe çdo gjë tjetër që përmban këtë produkt.

Intoleranca ndaj ushqimit mund të shkaktojë efekte anësore minimale të cilat nuk prekin sistemin imunitar dhe nuk janë të rrezikshme.