Ursula von der Leyen: Kremlini përpiqet të trazojë ujërat në Ballkan
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë fjalës të saj Forumi Strategjik të “Bledit”, në panelin e diskutimit u shpreh se, Ballkani perëndimor për kohë të tëra ka qenë kufi midis dy botëve, lindjes, perëndimit, jugut dhe veriut.
“Ballkani Perëndimor për kohë të tëra ka qenë kufi midis dy botëve , Lindjes, Perëndimit, Jugut dhe Veriut. Por brezat e tjerë kanë zgjedhur një rrugë tjetër , kanë zgjedhur të jenë pjesë e një familje të përbashkët evropiane. Kanë zgjedhur të udhëtojnë, t tregtojnë së bashku , të lulëzojnë me fqinjët e tyre evropiane. Udhëheqja ruse refuzon ta pranojë këtë realitet të ri. Sa herë që ka progres drejtë pajtimit dhe integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, Kremlini përpiqet të trazojë ujerat e konflikteve të vjetra. Rusia është vazhdimisht në punë për të mbledh përçarje brenda Ballkanit por dhe pjesë së BE. Shumica e njerëzve që jetojnë në Ballkan nuk duan fragmentonim por duan integrim. Kjo është ajo që duam dhe duhet që ne ti japim atyre”, deklaroi ajo.
/Shqip.com