Lajme

Uran Ismaili publikon sloganin e tij për Prishtinën

Kandidati i PDK-së për Prishtinën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka publikuar sloganin e tij për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Prishtina na bashkon”, është slogani që Ismaili e bëri publik përmes Facebook-ut.

Ai ka filluar edhe të kalojë netë nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Ndërkohë, Ismaili është përzgjedhur të jetë edhe nënkryetar i PDK-së, parti që drejtohet nga Memli Krasniqi.

Ai gjatë Qeverisë Haradianj drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë. /Shqip.com