UP-ja mbulohet me parullat: “Fole e plagjiatorëve”

Zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës kanë ngjallur reagime të forta. Situata në lidhje me shkarkimin e ish-rektorit, Naser Sahiti, ka krijuar pakënaqësi në mesin e opinionit publik.
Të fundit që kanë reaguar janë një grup i studentëve.
Mbrëmjen e së enjtes një grup i studentëve aktivistë kanë vendosur parulla afër objekteve të Universitetit të Prishtinës, siç thonë ata, kundër plagjiaturës së profesorëve.
Në komunikatën e lëshuar për media, bëhet e ditur se në Fakultetin Filozofik është vendosur parulla: “Këtu ka plagjiatorë”, kurse në objektet e tjera “UP – Fole e plagjiatorëve”, si reagim ndaj mosndëshkimit të plagjiaturës.
“Plagjiatura është hajni dhe është e papranueshme për ne”, thuhet në njoftimin për media derisa bashkëlidhur janë edhe disa foto të këtij aksioni.
/Shqip.com