United – një hap larg nga De Jong
Publikuar:
(25.06.2022 23:34:07)

“Djajtë e Kuq” nuk po heqin dorë nga ai.
E dëshirojnë me çdo kusht.
Manchester United është afër për të arritur marrëveshje me Barcelonën për të siguruar shërbimet e Frenkie de Jong.
Goal.com shkruan se – te United janë të bindur se një marrëveshje për 25 vjeçarin do arrihet se shpejti – teksa shuma e këtij transferi do jetë 80 milionë euro.
Gjendja financiare e Barçës – mund të jetë arsyeja pse ai mund të largohet nga “Camp Nou”.
Magjiku holandez ka zhvilluar 32 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës, teksa ka regjistruar tri gola dhe tri asistime.
Ai u bashkua me blaugranët në vitin 2019, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Ajaxit. /Shqip.com