Unai Emery – piloti që po e drejton nëndetësen e verdhë drejtë suksesve

Nëndetësja nuk e ka ndërmend të ndalet.
Në krye të saj është një pilot me përvojë të madhe – që quhet Unai Emery.
Villarreali ka treguar edhe një herë forcën – duke e mposhtur Bayern Munchen – me rezultat minimal 1-0.
Ani pse bavarezët ishin favoritë në letër, spanjollët e dëshmuan të kundërtën në fushën e gjelbër.
Vendasit kaluan në epërsi – pas vetëm tetë minutave -me anë të Arnaut Danjuma.
Për sulmuesin nigerian ky ishte goli i shtatë në këtë sezon – të Ligës së Kampionëve.
Teksa, u asistua nga Dani Parejo.
Një përgjigje pritej nga Bayerni. Por, nuk erdhi.
As top golashënuesi i tyre, Robert Lewndowski nuk i nxorri dot nga balta.
Ai ishte vetëm një “hije” që mbeti i markuar nga veterani Raul Albiol.
Deri në fund të takimit, Villareali e pati mundësinë edhe për ta dyfishuar epërsinë, por shpërdoruan shumë raste të shënimit.
Rezultati nuk ndryshoi.
Festa nisi në Spanjë.
Për bavarëzët – kjo ishte humbja e parë si mysafir në Champions – në 23 takimet e fundit.
Gjasat për një kualifikim tutje, mbeten ende të hapura për të dyja skuadrat.
Por, spanjollët kanë një përparsi të lehtë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me datë 14-të prill – në “Allianz Arena”./Shqip.com