Unai Emery merr pozitën e trajnerit te Villa
Publikuar:
(24.10.2022 21:40:19)

Trajneri i njohur Unai Emery është rikthyer përsëri në Angli. Ai pritet ta udhëheq skuadrën e Aston Villës pas shkarkimit të Steven Gerrard për shkak të rezultateve të dobëta.
Lajmin për rikthimin e tij e ka konfirmuar vetë skuadra e Aston Villës përmes faqës së saj zyrtare.
Unai bashkohet nga Villarreali, të cilin ai e udhëhoqi drejt suksesit të Ligës së Evropës duke mposhtur Manchester United në finalen e vitit 2021.
Ai gjithashtu ka gëzuar sukses të dukshëm në Sevilla dhe PSG.
Në Sevilla, ai fitoi tre tituj radhazi të Europa League midis 2013 dhe 2016 përpara se të vazhdonte të ngrinte një kampionat të Ligue 1 në Francë, si dhe dy Kupa Franceze, dy Kupa të Ligës Franceze.
/Shqip.com