Lajme

Ulje e temperaturave – ky është parashikimi i motit për sot

Ilustrim

Nga e enjtja e 5 gushtit – temperaturat do të fillojnë të ulen në Kosovë, njofton Shqip.com.

Ndonëse do të mbizotërojë të nxehtit që ka depërtuar nga ditë më parë në rajon, ky i nxehtë sot do të shoqërohet edhe me erëra të fuqishme gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë celsius.

Ndryshe nga e enjtja, ditën e premte pritet ndryshim i situatës sinoptike, ku nga orët e paradites priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të jenë mjaft intenzive, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

Nga fundjava parashihet të mbajë mot më i qëndrueshëm, kryesisht me diell, të shtunën jo aq nxehtë, e nga dita e diel sërish me mot shumë të nxehtë.

Paraditen e 5 gushtit do të mbajë mot me kthjellime. Ditën vransirat do të shtohen, e do të fryjë edhe erë e fuqishme nga jugperëndimi. Pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima përreth viseve malore.

Temperaturat minimale në fundjavë zbresin edhe deri në 14C, e maksimalet ditën e premte zbresin në 27C, e nga dita e diel shënojnë rritje deri në 34C, e të hënën edhe deri në 36C. /Shqip.com