Ukraina regjistron rrezatim më të lartë në Çernobil

Agjencia nukleare e Ukrainës dhe ministri i brendshëm thanë të premten se ata po regjistronin nivele të rritura të radiacionit nga vendi i termocentralit të zhdukur bërthamor të Çernobilit.
Ekspertët e agjencisë nukleare të shtetit nuk dhanë nivele të sakta të radiacionit por thanë që ndryshimi ishte për shkak të lëvizjeve të pajisjeve të rënda ushtarake në zonë që e çuan pluhurin radioaktiv në ajër, raporton Reuters, përcjell SHQIP.com.
“Radiacioni po fillon të rritet. Nuk është kritike për Kievin tash për tash, por jemi duke monitoruar”, tha ministri i brendshëm.
Vendi që është ende radioaktiv nga katastrofa e 1986-tës gjendet 100 kilometra larg Kievit.
Fqinji i Ukrainës, Polonia, tha që ende nuk ka regjistruar ndonjë rritje të niveleve të radiacionit në territorin e saj.