Lajme

Ukraina me operacion propagandistik për ta mashtruar armikun, si ra Rusia në kurth

Mjetet e blinduara ruse të braktisura në Balakliia

Ofensiva e shumë-publikuar në jug të Ukrainës ishte një fushatë dezinformuese për të larguar vëmendjen e Rusisë nga ajo reale që po përgatitej në rajonin e Kharkiv, kanë thënë forcat speciale të Ukrainës.

Forcat ukrainase po vazhdojnë të bëjnë përparime të papritura dhe të shpejta në veri-lindje të vendit , duke rimarrë më shumë se një të tretën e rajonit të pushtuar të Kharkiv në tre ditë. 

“Ishte një operacion i madh dezinformimi special,” tha Taras Berezovets, një ish-këshilltar i sigurisë kombëtare, i kthyer në oficer shtypi për brigadën Bohun të forcave speciale të Ukrainës.

“[Rusia] mendoi se do të ishte në jug dhe zhvendosi pajisjet e saj. Më pas, në vend të jugut, ofensiva ndodhi aty ku ata më së paku e prisnin dhe kjo i shkaktoi panik dhe arratisje”, raporton The Guardian.

Më 29 gusht, komanda jugore e Ukrainës njoftoi se ofensiva e shumëpritur në rajonin Kherson kishte filluar. Por ushtarët në vijën e frontit të Khersonit thanë në atë kohë se nuk panë asnjë provë të ofensivës së përmendur ose se betejat aktive që po zhvilloheshin ishin një reagim ndaj një tentative ofensive ruse disa ditë më parë.

Për dy javët e fundit, forcat ukrainase në jug pushtuan disa fshatra – jo e vogël duke pasur parasysh fuqinë e raportuar të pozicioneve ruse dhe një që megjithatë rezultoi me lëndime.

Por fitimet nuk ishin shumë të ndryshme nga përparimi i qëndrueshëm, por i kufizuar që forcat ukrainase kishin bërë në rajonin Kherson gjatë korrikut dhe gushtit.

E megjithatë, kapja e këtyre fshatrave të vegjël Kherson , me popullsi prej disa mijërash, u bë befas një lajm i madh ndërkombëtar.

Ministria ruse e mbrojtjes ka konfirmuar tërheqjen, duke e përshkruar atë si një rigrupim. 

Në një fjalim video të premten vonë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se forcat ukrainase kishin çliruar më shumë se 30 vendbanime në rajonin e Kharkiv.

Pas fitimeve të mëdha territoriale të bëra këtë javë nga Ukraina, Moska po dërgon kolona me përforcime ushtarake në rajonin e Kharkiv, sipas raportimeve në mediat ruse./SHQIP.com