Ukraina dhe Polonia nënshkruajnë marrëveshjen për rindërtimin e Ukrainës
Publikuar:
(05.04.2023 20:30:21)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.
Po ashtu, është nënshkruar dhe marrëveshja për prodhimin e përbashkët të armëve luftarake.
Polonia dhe Ukraina ranë dakord të bashkëpunojnë në rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të luftës me Rusinë dhe ndërkohë, të prodhojnë së bashku predha tankesh të kalibrit 125 mm që Ukraina ka nevojë për të luftuar pushtimin rus. Dy dokumentet u nënshkruan në prani të Zelensky dhe Morawiecki.
Zelensky ndodhet në Poloni, ku ka zhvilluar takim me homologun e tij polak, Andrzej Duda. /The First News
/Shqip.com