Sport Ndërkombëtar

UEFA nis hetimin ndaj Anglisë pas fitores kundër Danimarkës

Harry Kane gjatë ekzekutimit të penaltisë ndaj Danimarkës

UEFA ka hapur hetim ndaj Kombëtares së Anglisë pas përdorimit të laserëve nga fansat në drejtim të Kasper Schmeichel, shkruan Shqip.com.

Pasi qarkullan shumë fotografi se portieri danez u pengua me laser nga tifozët anglez gjatë ekzekutimit të penaltisë nga Harry Kane, shtëpia më e madhe e futbollit të Evropë, UEFA ka nisur hetimin për këtë gjë.

Kjo penallti ishte pjesa vendimtare e kësaj ndeshje.

Ani pse Schmeichel priti penalty, Kane shënoi nga topi i rikthyer.

Me këtë gol, sulmuesi i Tottenham i siguroi Anglisë finalen e EURO 2020 ku do të përballet me Italinë./Shqip.com