UEFA dënon Rumaninë
Publikuar:
(20.09.2023 16:48:50)

UEFA ka publikuar dënimin për Rumaninë për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen kundër Kosovës, të vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian 2024.
Bazuar në vendimin e marrë, Rumania do të luaj një ndeshje pa shikues dhe duhet të paguaj 51 mijë euro dënim.
Dënimi ndaj Rumanisë vjen pasi Kosova ishte ankuar në shtëpinë e futbollit për paraqitjen e banerit “Kosova është Serbi”, i cili u shfaq në tribuna nga tifozët rumun, gjë e cila solli ndërprerjen e ndeshjes për 45 minuta.
/Shqip.com