Lajme

U vranë në ditën e parë të paqes në Kosovë, Rohde kujton dy gazetarët gjermanë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kujtuar 25-vjetorin e vrasjes së dy gazetarëve gjermanë Gabriel Gruner, Volker Kramer dhe përkthyesit të tyre, Senol Alit.

Të tre u vranë në “ditën e parë të paqes” në Kosovë, afërsi të Suharekës në Qafë të Duhlës.

Ambasadori, përmes një postimi në platformën “X”, ka ndarë edhe disa fotografi nga vizita e tij tek varret e tyre.

/Shqip.com