Lajme

U tha se është spiun i ish-Sigurimit, reagon Meta: Këto janë shpifje që e kanë marrë përgjigjen

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është rikthyer sërish të flasë për akuzat nga Autoriteti i Dosjeve se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Duke folur në “Ora e Betit”, Meta tha se të gjitha këto janë shpifje, pasi vetë personi i përmendur në dosje e ka pranuar se është vetë ai.

“Nuk ke si ta zhdukësh dosjen. Të kesh qenë denoncues dhe të kesh bërë përgjime, duhet t’ia kesh bërë ndaj dikujt. E dyta këta duhet ta bësh me dikë me një operativ të Sigurimit dhe mbi të gjitha nuk zhduket sepse edhe po të ndodhë kjo gjë, janë disa dosje të tillë, dhe ka kartela, ajo nuk zhduket se ka 25 elementë sigurie. LSI-ja ishte partia më transparente, kemi qenë model, ashtu do të jetë edhe Partia e Lirisë|”, tha ai.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në korrik përmes një njoftimi në faqen zyrtare se një personazh me profil të lartë politik me iniciale I.M. rezultonte të ishte bashkëpunëtor.

Në të njëjtin njoftim thuhet se institucioni u vu në dijeni me anë të një e-maili dhe pas verifikimit, rezultatet iu vunë në dijeni Kuvendit të Shqipërisë.

Lexo edhe:
A është Ilir Meta, politikani bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit?

Ndërsa, në shtator Meta ngriti kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.

Ish presidenti i Shqipërisë, ka ngriti kallëzim penal për Gentiana Sulën, Albert Nikollën, Altin Hoxhën, Gjergj Markun dhe Skënder Vrionin me pretendimin se kanë falsifikuar dokumentet shtetërore./Shqip.com

Lexo edhe:
Spiun i ish-Sigurimit? Ilir Meta padit Autoritetin e Dosjeve: Manipuluan, jam borë e bardhë!