U raportua se Blero është ndarë nga Afrona, ky është veprimi i tij
Publikuar:
(19.05.2022 22:45:53)

Lidhja e Bleros dhe Afronës ka bërë bujë të madhe në media.
Njësojë ka bërë edhe martesa e tyre e cila është organizuar në një ceremoni luksoze në Gjirin e Lalzit në Durrës.
Dyshja kanë treguar se janë të lumtur me njëri-tjetrin, pavarësisht se modelja jetonte në Zvicër e Blero në Kosovë.
Por duket se jo gjithçka po shkon mirë për çiftin.

Një detaj që ka ngritur dyshime se çifti janë ndarë, është se dyshja kanë fshirë të gjitha fotografitë që kanë pasur së bashku në rrjete sociale, e madje edhe ato të dasmës së tyre përrallore të vitit 2019.
Mirëpo, siç duket Bleros nuk i bëhet vonë për këto lajme.
Kjo pasi ai ka postuar me miq të tij dhe duke mos sqaruar raportimet për ndarje./SHQIP.com