Lajme

U pyet për më shumë se 3 orë, Ilir Meta del nga SPAK

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë nga SPAK, pasi u mor në pyetje për më shumë se tre orë.

Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Meta lëshoi akuza në drejtim të Altin Dumanit dhe Ramës.

Ai tha se u pyet në cilësinë e kundërshtarit të narko-shtetit.

“U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko shtetit që e mban në këmbë Dum Dumani, që në vend që të hetojë McGonigal dhe të ndalojë Edi Ramën dhe inceneratorët dhe Portin e Durrësit, merret me laraskat dhe përrallat e tij. Tani po iki se kam tryezën, kam sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani. Që mos të merremi me gjë ne, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama Dum Dumani”, tha Meta.

/Shqip.com